Programi IPARD 2 përmes AZHBR-së ka mundësuar që kompanitë në zonën e Maminasit të investojnë njëra në ngritjen e një sere për prodhimin e fidanëve perimore dhe tjetra një pikë grumbullimi për prodhimet bujqësore.

Në investimin e parë afërsisht 1000 fermerë furnizohen duke marre fidanët në këtë serë, ndërsa 250 fermerë të tjerë kanë mundësi të çojnë prodhimet e tyre në piken e re të grumbullimit.

Sipas drejtores së AZHBR që shoqëronte kryeministrin në këto inspektime përmes fondeve të IPARD-it janë injektuar miliona Euro për prodhimin bujqësor.

“29 milionë Euro të injektuara për prodhimin për 2 vitet e fundit”.

Në axhendën e tij këtë fillim javë kryeministri kishte të përfshirë dhe vizita në Manzë në disa shtëpi të përfunduara si pjesë e rindërtimit por dhe në Fushë-Krujë ku brenda pranverës mbarojnë shtëpitë individuale ndërsa në fund të verës edhe pallatet .

Tv Klan