Banesat individuale gati në Mars, pallatet në Korrik

Lagjen e re në Fushë Krujë, ku do të akomodohen 1200 banorë që u preken nga tërmeti i 26 Nëntorit e ka pagëzuar si “Rilindja”.

Pavarësisht motit të keq, i shoqëruar nga Ministri për Rindërtimin, vetëm pak orë pas Konferencës për shtyp, Kryeministri Rama pa nga afër punimet e nisura në 128 njësitë individuale, që pritet të përfundojnë brenda muajit Mars.

Edhe për pallatet e reja ka një afat.

Opozitës që e akuzon se ka shpërdoruar paratë e rindërtimit me objektet arsimore, përgjigjen ia dha nga shkolla nëntë vjeçare “Hajdar Hoxha” në Larushk, që do të hapë dyert për 370 nxënësit e saj në fund të muajit Janar.

Ndërsa 160 nxënësit e shkollës tjetër nëntë vjeçare, asaj “Gjon Luka” në Luz do të ulën në banka brenda muajit Shkurt.

Tv Klan