Shkollë e re për banorët e prekur nga fatkeqësia

Kryeministri Edi Rama vizitoi këtë të diel kantierin e rindërtimit në Mamurras, për të parë punën e bërë deri më tani. Ndalesën e parë Kryeministri e pati në shkollën e re që po ngrihet nga e para.

Po një rastësi e bukur e ktheu Kryeministrin në “kumbarin” e një çifti të ri. Elda nga Mamurrasi dhe Buraku nga Stambolli po kurorëzonin fejesën e tyre. Nuk u largua nga aty pa lënë edhe disa porosi për çiftin e ri.

Përveç marrëdhënies së mirë që Kryeministri Rama ka me Presidentin turk Tayyip Erdogan, me premtimin e këtij të fundit, po punohet për ndërtimin e mbi 500 shtëpive të reja në zonën e Laçit për familjet që humbën shtëpitë prej tërmetit të 26 Nëntorit 2019.

Tv Klan