Rama inspekton punimet natën



Rama inspekton punimet natën

23:56 09/02/2021

Mesazhi i mbrëmjes nga Laçi: Punë, jo gjumë!

Kryeministri Edi Rama ka dalë për inspektim mbrëmjen e kësaj të marte bashkë me Ministrin e Rindërtimit, Arben Ahmetaj në qytetin e Laçit, ku panë nga afër punimet në lagjet e reja që po krijohet atje për banorët e prekur nga tërmeti. Videon që shpërndau nga inspektimi, Kryeministri e shoqëroi me dixhiturën “Punë, jo gjumë”.

Në këtë lagje po ndërtohen më shumë se 500 apartamente që do të jenë gati deri në fund të Gushtit apo në fillim të Shtatorit. Kreu i qeverisë vlerësoi punëtorët turq gjatë inspektimit, që siç tha ai, punojnë me tre turne dhe paguhen vetëm 400 dollarë në muaj.

Tv Klan







Të ngjashme