Nis faza e dytë e Rilindjes Urbane, parking nëntokësor për qytetin

Inspektimi i investimeve në qytetin e Beratit kanë zënë axhendën e kësaj fillimjave të kryeministrit.

Në këtë qytet ka nisur faza e dytë e Rilindjes Urbane që sipas bashkisë synohet rivitalizimi i zonës historike rreth Muzeut Etnologjik, duke e përfshirë rrugën “Mihal Komeneno”, “Magalemin”, sheshin e Selmanllekut dhe zonën e kompleksit fetar ku ndodhen Xhamia Mbret dhe Teqja e Helvetive.

Kryeministri si kudo ku ka projekte rikualifikimi urban dhe në Berat do të lërë gjurmë me shijet e tij.

Për Ramën është shumë i rëndësishëm imazhi që përcjell një qytet qoftë dhe përmes fasadave të jashtme, ndaj për këdo mendon ndryshe ka një përgjigje.

Pjesë e investimeve është dhe ndërtimi i një parkingu nëntokësor që i jep zgjidhje problemit të parkimit në qytet.

Ndërsa në inspektimin e ndërtesës së re të Drejtorisë së Shërbimit të Transportit Rrugor për Qarkun e Beratit, kur e informojnë se është rritur numri i makinave të regjistruara kryeministri e sheh si tregues të mirëqenies.

Tv Klan