Rama inspekton punimet në rrugën e lumit të Vlorës



Rama inspekton punimet në rrugën e lumit të Vlorës

15:48 10/04/2021

“Premtim i mbajtur, do zhvillojë turizmin në zonë”

Fundjavën elektorale që e ka çuar në Vlorë, Edi Rama e ka gërshetuar mes rolit të Kryeministrit dhe atë të kryesocialistit.

Fillimisht inspektoi punimet në lotin e tretë të projektit të Lumit të Vlorës, që e cilëson një premtim të mbajtur pasi ishte premtuar nga të gjithe paraardhësit e tij, përfshirë dhe ata komunistë.

“Edhe Sekretari i partisë i asaj kohës së qoftëlargut, mendojeni e ka premtuar”.

Përfundimi i këtij aksi do të mundësoi lidhjen e malësisë së Tepelenës dhe të Vlorës me bregdetin jonian.

“Bregdeti jonian dhe majat e Labërisë janë tashmë brenda një oferte”.

Veç bashkëbisedimit me banorët e fshatit më të njohur të Labërisë, Kuçit, Kryeministri inspektoi dhe punimet e nisura për rrugën Peshkëpi-Selenicë.

Tv Klan







Të ngjashme