Rama inspekton punimet në rrugën e Lumit të Vlorës

Rama inspekton punimet në rrugën e Lumit të Vlorës

19:15 06/09/2019

“Projekti do të sjellë impakt në bujqësinë e blegtorinë e zonës”

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në rrugën e re në Luginën e Lumit të Vlorës, ku ka përfunduar segmenti i parë e ka nisur segmenti i dytë i rrugës prej 100 km. Ky aks rrugor nis nga By Pass-i Vlorës dhe përfundon në bregdetin e Qeparoit. Ky korridor i ri, i cili do të lidhë qarkun e Vlorës me bregdetin Jonian, do të jetë më i sigurt dhe më i shkurtër se rruga ekzistuese.

 “Kjo hap një pamje tjetër, një Shqipëri tjetër për të gjithë ata që s’kanë kaluar këtej ndonjëherë, është një spektakël i madh nga ana e natyrës, gjithashtu do hapi shumë mundësi për bujqësinë, për blegtorinë, për turizmin. Dalja poshtë në breg është shumë fantastike dhe lidhja me Gusmarin dhe Kuçin poshtë.”

Rruga do të ketë dhe një degëzim nga Peshkëpia për në Selenicë dhe në kryqëzimin e autostradës Levan-Tepelenë. Rruga e Lumit të Vlorës është një prej investimeve strategjike me impakt të rëndësishëm për zhvillimin ekonomik e social për të gjithë zonën.

Gjatë inspektimit të punimeve, kryeministri është pritur nga banorët e zonës. Por nuk ka munguar as iso-ja labe për të përshëndetur kreun e qeverisë.

Tv Klan

LAJMET
Të ngjashme
UKT