Balluku: Tuneli i Murrizit do të bëhet paralel me një by-pass

Kryeministri Rama dhe ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku inspektuan punimet në Urën e Vashës, pjesë e Rrugës së Arbrit.

Kjo urë, një ndër më të lartat në rajon, tashmë është thuajse drejt përfundimit, ndërkohë që janë hapur 5 nga 6 tunelet dhe po punohet në atë të Murrizit, ku për shkak të formacioneve gjeologjike do të ecet paralel me një by-pass panoramik.

Sipas ministres, Balluku kjo do të jetë ndërhyrja e fundit në proces për të mos e shtyrë afatin e hapjes së rrugës vitin e ardhshëm.

Tv Klan