Shoqërohet nga nënkryetari i bashkisë, Afrim Qendro

Për herë të parë pasi vendosi të mos jetë më deputeti i Vlorës, duke zgjedhur mandatit e Durrësit, Edi Rama u shfaq këtë fundjavë në këtë qytet për të inspektuar investimet që po bëhen nga bashkia e këtij qyteti.

Në “armiqësi” të hapur me kryebashkiakun Dritan Leli, Rama kishte zgjedhur të informohej nga nënkryetari i Bashkisë, Afrim Qendro dhe drejtuesit politikë, Damian Gjiknuri, për  ecurinë e projektit të rehabilitimit dhe problematikat e hasura për projektin e  Parkut në Shtëpisë së Pavarësisë dhe infrastrukturën lidhëse të Transballkanikes me zonën e portit, një hapësirë e re publike për Vlorën.

Po ashtu Rama pa personalisht dhe ecurinë e punime për rilindjen e 2 lagjeve problematike për infrastrukturën, lagjen Çole dhe Kume.

Rama ka premtuar se brenda vitit do të nisë zbatimi i projektit për tre Portet e reja të Vlorës ai Turistik, i Mallrave dhe Porti i Peshkatarëve.

Tv Klan