Manastirliu: Jemi organizuar për zinxhirin ftohës të vaksinës

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Shëndetësisë inspektuan qëndrën shëndetëosre të Rrogozhinës që i shërben 14 mijë banorëve dhe që nuk ishte invetsuar prej afro 40 vitesh.

Ministrja e Shëndetësisë u ndal edhe tek situata e pandemisë për të cilën tha se po kryhet organizimi për të shtrirë vaksinimin në të gjithë rrjetin e qendrave shëndetësore.

“Kushtet e zinxhirit ftohës janë edhe në këtë qendër. Por në fakt, edhe në situatën e Covid dhe tani me fillimin e vaksinimit, përveç qendrave të përqëndruara të vaksinimit, në varësi të llojit të vaksinave, jemi organizuar që i gjithë zinxhiri ftohës i temperaturave 2-8 gradë të jetë funksional”.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë aktualisht Shqipëria ka kapacitetet e zinxhirit ftohës për secilën nga vaksinat anti-Covid.

Tv Klan