“Hapësira mësimore njësoj si ato të BE-së”

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kryebashkiaku Erion Veliaj dhe ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj, ka inspektuar punimet në dy shkolla të reja që po ndërtohen në Tiranë, të cilat u dëmtuan nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Sipas ministrit të rindërtimit, këto muaj janë ndërtuar më shumë shkolla se në 30 vite. Kryeministri theksoi se fëmijët e mësuesit e prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit, po kthehen e do vazhdojnë të kthehen në hapësira mësimore bashkëkohore, njësoj si shkollat më të mira të Bashkimit Europian.

Tv Klan