Rruga Bunavi – Kërkovë, në qarkun Vlorë, ka hyrë në fazën e dytë të ndërtimit të saj, duke çelur mundësi reale zhvillimi për shtatë fshatra të njësive Shushicë dhe Llakatund, një investim që i shërben edhe Bazës Ushtarake të Bunavisë që do të ketë rreth 500 forca të emergjencave civile.
Për të parë se si shkojnë punët për realizimin e këtij projekti, ishte në zonë Kryeministri Edi Rama, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes Pirro Vengu dhe Kryetarin e Bashkisë së Vlorës, Ermal Dredha, ku nuk mungoi edhe mikpritja nga banorët e fshatrave përreth, të cilët ftuan kryeministrin në një bisedë spontane dhe parashtruan kërkesat e tyre lidhur me infrastrukturën dhe përmirësimin e saj.
Kryeministri theksoi se do të bëhen ndërhyrjet e nevojshme për përmirësimin e infrastrukturës së godinave, në mënyrë që të rinjtë të shkollohen në mjedise me kushte optimale.
Klan News