“Do ju ndihmojmë të shtriheni edhe në Lindjen e Mesme”

Për ta bërë më të konkurrueshme prodhimin vendas në tregjet europiane dhe më gjerë, qeveria ka vendosur të investojë përmes AZHBR-së nëpërmjet programit IPARD në ngritjen e disa fabrikave që synojnë krijimin e një gjenerate të re të zhvillimit ekonomik.

Një ndër to është edhe ky stabiliment i përpunimit të mishit që do të shërbejë për frigoriferi.

“Mban deri në 5 ton, ky investim mbështet me grant rreth 4 milionë Euro”

Për kryeministrin Rama këto fabrika ultramoderne janë pjesë e strategjisë që synon një fazë të re jo vetëm të sigurisë ushqimore, daljes në tregjet botërore, por edhe çmime shumë më konkurruese.

“Edhe pse ka problem ne kemi kaluar nga faza e therjes në rrugë e fusha në një standard thertoresh. Në momentin kur thertoret lidhe në zinxhir dhe kur pika si kjo kanë nevoja më të mëdha atëherë rritet puna e thertoreve dhe kanalizohet interesi i blegtoreve dhe çmimet ulen. Ne mund të ndihmojmë në këtë standard, është që t’u hapim rrugën e tregut në Lindjen e Mesme që është pastaj një volum i madh”.

Tre nga fabrikat që pa nga afër në Vorë e Kashar, Kryeministri Rama pritet të jenë në punë brenda vitit të ardhshëm.

Vetëm për përpunimin e frutave, AZHBR ka 13 projekte, ku 50% e investimit është marrë nga investitorët në formë paradhënieje. Kryeministri premtoi se qeveria do të vijojë t’i mbështesë këto biznese me fonde.

Tv Klan