Rruga Elbasan-Librazhd, pjesë e “Korridorit të 8” ka të parashikuar në projekt dhe 2 tunel me gjatësi 1.1 km.

Zv.kryeministrja dhe inxhinieri zbatues pohojnë gjatë inspektimit të Kryeministrit se kanë hasur në vështirësi gjeologjike që po ngadalëson hapjen e tunelit.

“Këtu nuk jemi në një formacion të lehtë si ai i Llogarasë, por nuk jemi as në një formacion të vështirë aq shumë sa Murrizi”, u shpreh Balluku.

“Murrizi nuk duhet të përsëritet më”, tha Rama.

“Këtu ka një ngjashmëri zona me Kalmashin ee? E kemi gjetur zgjidhjen. E shikoni që prania e ujit është e shumtë në zonë, por tani ne kemi kaluar mbi Murriz dhe nuk na ndalon më asnjë gjë. Diku nga Shtatori do të kemi dritë në anën tjetër”, shprehet Balluku.

Ndërkohë një tjetër rrugë që ka përfunduar dhe për disa javë do të jetë e hapur për qarkullim është ajo që lidh Librazhdin me Dibrën.

“E dëgjoni ju dibranët, se për ju paska qenë kjo botë. Mirë Rruga e Arbrit, po tani do dilni edhe te liqeni Pogradecit me shpejtësi të madhe”, shprehet Rama.

Elbasan-Librazhd ka gjatësi 50 km, po punohet në 7 lote që kanë afate të ndryshme të përfundimit të punimeve, por që Balluku lajmëron se në të gjithë gjatësinë e tij ky segment do të jetë i përfunduar në praneverën e vitit të ardhshëm.

Tv Klan