“Patronazhistët punojnë vullnetarisht për PS”

Investimi prej 2 miliardë eurosh i kompanisë Emmar Grup në zonën e portit të Durrësit, veç trasformimit të qytetit Rama iu tregon të rinjëve të këtij qyteti se do të gjenerojë dhe një numër të madh vendesh të reja pune.

Një tjetër projekt për kualifikim dhe me pas punësimin e të rinjve, kryeministri shpjegoi se do të jetë dhe qendra e programimeve kompjuterike që do të hapet në Durrës, por dhe në të gjithë rajonet e tjera, pas asaj që ka nisur të funksionojë në Tiranë dhe Korçë.

Por të gjitha këto projekte për të ardhmen e tyre, Rama iu thotë të rinjve se rrezikon ose ecin përpara vetëm nga vota e 25 Prillit. E për t’ua bërë më të lehtë për ta kuptuar rrezikun që e kërcënon të ardhmen e të rinjve që s’kishin lindur në kohen e firmave piramidale pikërisht nga premtimet e Bashës, iu konkretizon me shembuj që i gjeti mes tyre.

Akuzat për Bashën që bën premtime boshe nuk munguan dhe në takimin e Gjirokastrës, ku mes të tjerash u rrëfeu për pjesëmarrjen në emisionin e humorit të Tv Klan Klanifornia dhe atë që mësoi për koalicionin PD-LSI.

Rama komenton mbi debatin e hapur pas publikimit të databazës ku strukturat e PS kishin vendosur të dhënat për çdo votues të zonës që ata mbulonin, duke shpjeguar kush është realisht roli i personave të njohur si patronazhistë.

“Ata që nuk e dinë se çfarë pune, çfarë angazhimi të padukshëm ka brenda PS, kanë zbuluar fjalën patronazhist, dhe e sjellin vërdallë e vërdallë, duke e deformuar kuptimin e saj. Për faktin se ata nuk e dinë se PS, është një familje ku të angazhuarit brenda familjes punojnë. Punojnë vullnetarisht, pas pune, pas shkolle, punojnë duke marrë nga koha e tyre e lirë për të mbuluar territorin shpirtëror të këtij vendi. Për të pasur komunikim të drejtpërdrejtë me njerëzit e zakonshëm të këtij vendi. Sepse beteja e përditshme e PS është beteja për të fituar mendjet dhe zemrat e njerëzve”.

Tv Klan