“Mirëmbajtja e rrjetit të gazit domosdoshmëri”

Qeveria pretendon se duke rritur investimet në sektorin e gazit, çmimi i energjisë elektrike do të pësojë ulje. Kryeministri dhe Ministrja e Energjetikës rendisin disa projekte që do t’i vijnë në ndihmë këtij qëllimi.

Objektivi ynë është që së bashku me disa vende të tjera të rajonit, të ndërtojmë edhe ujësjellësin Adriatiko-Jonian. Sigurisht që do të ulë në mënyrë shumë të ndjeshme koston e energjisë elektrike”.

Por veç nxjerrjes së gazit dhe mirëmbajtja e rrjetit të gazit në një vend si Shqipëria ku eksperienca mungon sipas Ministres së Infrastrukturës dhe Kryeministrit është me rëndësi. Qendra e mirëmbajtjes së rrjetit të gazit në Fier, e ndërtuar nga Albagaz, sipas marrëveshjes me TAP siguron këtë proces, si për tubacionet ashtu dhe impiantet e gazit në të gjithë vendin.

Në këtë qendër janë punësuar 36 të rinj të sapodiplomuar, pasi i janë nënshtruar trajnimeve nga ekspertët e kompanisë italiane Snam. Rama flet në takimin me të rinjtë e kësaj qendre flet dhe për projektin e Skavicës që do të ndërtohet me fondet e qeverisë së SHBA.

Një vepër që do të na krijojë mundësinë, që të mos çojmë dëm asnjë pikë ujë që është i destinuar për prodhim energjie”.

Pas Fierin një qendër e ngjashme nga Albagaz do të hapet dhe në Korçë.

Tv Klan