Vazhdojnë replikat në distancë mes Presidentit dhe Kryeministrit Edi Rama. Ky i fundit ka reaguar sërish në Twitter, duke iu përgjigjur me ironi Presidentit Ilir Meta.

Në replikat mes tyre, Rama ka përfshirë edhe emrin e ministres Elisa Spiropali, për të cilën i thotë se do të duhet t’i dorëzojë medaljen kur të dekorojë Skënderbeun.

“Kryeministri Edi Rama: “Ilir mos e mërzit Elisën se kur të dekorosh Skënderbeun në kulmin e luftës për liri s’ke kujt tjetër t’ia dorëzosh medaljen, se Lulit i takon ajo e Hamzait, Saliu e ka hallall atë të Ballabanit dhe Monës i bie medalja e e Teutës së Ilirisë që bie me të kushërirë nga burri ilir”!

Në akuzat dhe deklaratat e mëparshme, Presidenti Ilir Meta e ka etiketuar Kryeministrin Rama si “spiropalist”. /tvklan.al