Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me gratë dhe vajzat socialiste me rastin e 8 Marsit. Ai u ndal te rruga e Shqipërisë drejt BE-së ku theksoi se në momentin që vendi anëtarësohet do të përfitojë në shumë aspekte, edhe financiarisht.
Por këtu gjeti momentin të ironizonte koalicionin “Shqipëria Madhështore” të PD-së. Pasi tha se të vetmen gjë madhështore aty sheh mustaqet e Kujtim Gjuzit, e përshkroi koalicionin si një “shportë karavidhesh, mbeturinash të historisë dhe produkte të një kënete që nuk i është ndarë Shqipërisë që nga 1912”.
“Tani parafytyroni që të gjitha këto t’i vësh në diskutim për mustaqet e Kujtim Gjuzit. Nuk po i numëroj tjerët se thashë Gjuzi është figura më domethënëse dhe mustaqet e tij janë e vetmja gjë madhështore në atë shportë karavidhesh, mbeturinash të historisë dhe produkte të një kënete që nuk i është ndarë Shqipërisë që nga 1912”, tha Rama./tvklan.al