Kryeministri Edi Rama ka ironizuar sot koalicionin e opozitës së bashkuar. Teksa prezantoi planin për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri, Rama tha se koalicioni opozitar është KÇK. Për të gjithë kryetarët e partive të vogla, por dhe për Bashën e Kryemadhin, Rama kishte nga një epitet dhe përshkrim.

“Ne nuk jemi një koalicion Kap Ç’a të Kapësh. Luli kërkon që kepë një humbje që të jetë një fitore më e mahde se sa humbja e herës së shkuar. Që nga Monika që kërkon të kapë Lulin lidhur për hesap të Saliut dhe Ilirit që kërkojnë të kapin drejtësinë me duart e Lulit.

Pastaj Agron Duka që do të mbetet në historinë estradave politike si i vetmi kryetar partie pas 1912, i cili nuk e nxori nga garazhi partinë e tij, agrare, të cilën ia justifikon emrin vetëm se ai vetë jeton me tagjinë e SHQUP-it. Që Luli ta ribëjë pak ministër Bujqësie, meqë  Agroni si gjeli i agrares përfaqëson aq shumë pula dhe vezë sa për kotes mund të bëhet vetëm ministër i Ushqimit.

Fatmir Mediu që vulën e Partisë Republikane të Sabri Godos e mban në xhep si certifikatë besnikërie ndaj pronarëve. Por në fakt të vetmen certifikatë prone që ai ka arritur të sigurojë për ta, është hipoteka e vendit të tij si deputet i përjetshëm në pronën e SHQUP-it.

Dash Shehi që ka 100 vjet që i jep të djathtës frymën liberale të rakisë që flet më lirshëm se vetë autori, i cili arsyen më të fortë për të qenë deputet ka kafenenë e Parlamentit, ku ka kaluar më shumë kohë se të gjitha banakieret e marra së bashku dhe ka zbrazur më shumë uiski se e gjithë zona e “Partizanit të panjohur” që nga  rënia e komunizmit.

Vangjel Dule, qirja i të drejtave dhe lirive të njeriut, që në televizor është balli i lartë i minoritetit grek dhe në KÇK-në e koalicionit është fundshpina e ulët e sekserit të Çamërisë, tym Idrizi i doganave. I cili nga ana e tij televiziorin e ka luftë gjakatare me grekun, ndërsa politikën e ka për të shitur zyra vendesh pllumbash në shtet për vende pune.

Pa haruar sigurisht Nard Ndokë, i vetmi profil filozofik në atë grumbullim personazhesh. Nuk mungon një personalitet që kartvizitën e ka tronditëse Xhelal Mziu deputet.

Dhe humori bëhet i zi blozë fare është që këta thonë se do të ndalin emigracionin. Votoni këta që rinia të mos ikë në Gjermani, madje madje të rinjtë e Gjermanisëtë turret drejt Shqipërisë, të bëjnë qejf në Jal me tiganin e LSI-së, të argëtohet me Dashin e rakisë, me pulat dhe vezët e Gonit, me sofizmat e Nardit, pastaj të kaloj nga tymi i doganave ku rrinë bashkë Idrizi i Çamërisë dhe Dulja i Greqisë”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Rama prezanton planin për rikthimin e emigrantëve: Shqipëria të shihet si një mundësi e re

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot programin e Partisë Socialiste “Shqipëria e ardhmja, emigracioni e shkuara”, ku ka treguar vizionin e partisë së tij për rikthimin e emigrantëve në Shqipëri. Rama u shpreh se shumë ekspertë kanë punuar për një kohë të gjatë dhe tashmë kanë një plan të qartë për rikthimin emigrantëve që të punojnë dhe jetojnë në Shqipëri.

Sipas kreut të qeverisë, që kërkon një mandat të tretë, Shqipëria do të bëhet një nga vendet më i kërkuar për turistët dhe do të rrisë eksportet e bujqësisë. Po ashtu ai u shpreh se në ditët në vijim do të prezantohen të gjitha detajet e programit.

Kemi punuar me një grup të gjerë të skuadrës sonë, anëtarë qeveria, ekspertët tanë dhe ekspertë ndërkombëtarë. Jemi të vetëdijshëm që duhet një plan. Nëse ne nuk e shfrytëzojmë ndryshimin gjërat mund të shkojnë në drejtimin e duhur. Ky plan ka qëllim që të nxisë emigrantët nga Shqipëria si një mundësi e re.

Ditët dhe javët në vijim do të jenë momente të shpalosjes së këtij plani. Unë kam shpresë se Shqipëria do të bëhet në këtë dekadë një vend më i favorshëm seç është. Shqipëria mund dhe do të bëhet një destinacion shumë i kërkuar i rajonit dhe në Mesdhe. Shqipëria do të rrisë eksportet në bujqësi dhe do të rrisë kapacitetet e saj dixhitale.

Ne do t’u ofrojmë emigrantëve një prespektivë të re. Do u ofrojmë rrugë të reja për të investuar kursimet e tyre këtu. Fillimisht do të jetë një proces i rikthimit të parasë së tyre. Ne nuk kemi një program elektoral dëshirash, por një plan punë. Jo program KÇK”, tha Rama.

Emigranti shqiptar kthehet nga Londra për t’u futur në listat e PS

Kryeministri Edi Rama ka vijuar edhe sot me prezantimin e figurave të reja që përfshihen në listat e kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste.

Duke folur për planin e socialistëve për emigrantët, Rama ka prezantuar publikisht një emigrant shqiptar në Angli, i cili do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë.

Kam kënaqësinë të ftoj një emigrant nga Londra i cili është bashkë me mua dhe do të jetë pjesë e skuadrës tonë të 25 Prillit. Lavdërim Krashi nga Dibra, ikur prej shumë vitesh, jetuar dhe përpjekur si gjithë të tjerët duke e nisur nga hiçi dhe sot shërbëtor publik i qytetarëve të Londrës në Bashkinë e Londrës. Njëkohësisht një njeri i respektuar në komunitetin shqiptar aty, si një kontributor në lehtësimin e gjithë proceseve që kanë shqiptarët”.

Nga ana tjetër, Lavdërim Krashi thotë se pas shumë vitesh në shërbim të qytetarëve të Londrës, tani ka vendosur që të kontribuojë për vendin e tij.

“Jam lindur, rritur dhe arsimuar në Dibër edhe për të më merr malli gjithmonë. Unë jam larguar prej Shqipërisë në vitin 1994 sapo kisha mbaruar Universitetin dhe fitova bursë për të shkuar në Britaninë e Madhe. Ëndrra ime ishte që të qëndrojë 2 vite në Angli dhe të kthehesha në Shqipëri. Ndodhi ajo që s’duhet të kishte ndodhur që e ka kthyer Shqipërinë disa dekada mbrapa, ngjarjet e rënda të vitit 1996-1997 dhe kjo është arsyeja që unë ndenja në Britaninë e Madhe. Punoj në Bashkinë e Londrës dhe jam drejtues i planifikimit urban të strehimit. Londra ka një plagë të rëndë që është mungesa e strehimit. Nuk ka krenari më të madhe se sa të kontribuosh për vendlindjen tënde. Jam i bindur se e ardhmja e Shqipërisë është e ndritur. Përtej retorikave, këtu ka ndryshime të mëdha”, u shpreh ai. /tvklan.al