Simbolikën e bashkimit në 25 Prill pa dallime politike Edi Rama e solli në takimin me të rinjtë në Laprakë përmes këtyre atleteve me ngjyra të ndryshme. Ai tregoi se ishin bërë dhurate nga një sipërmarres fason që prodhon për marka ndërkombëtare, kategori biznesi që thotë se me planin mbështetës të socialistëve do ta kthejë në biznese Made in Albania.

Të rinjve që votojnë për herë të parë ju tregon rrezikun që vjen nga injorimi dhe mos ushtrimi i kësaj të drejtë në 25 Prill. E për t’i inkurajuar që të bëhen pjesë e politikës si ai si Erjon Veliaj sjellin shembullin e tyre personal me mbështetjen që i bëri Partia Socialiste ambicieve të tyre.

Kundërshtarëve që e akuzojnë se nuk ka bilance të qeverisjes 8-vjeçare ju rreshton disa nga reformat e ndërmarra.

Në takim me disa sipërmarrës të rinj në fushën e teknologjisë Rama zbuloi se për ta në planin 2021-2025 është parashikuar një fond në forme garancie prej 50 milionë eurosh.

Tv Klan