Sallë e mbushur me flamuj kuq e zi dhe fëmijë e të rritur me veshje tradicionale ishte atmosfera me të cilën shqiptarët e Selanikut pritën kryeministrin Edi Rama. E nisi takimi duke prezantuar 8 nga 50 mësuesit që do t’u mësojnë Gjuhën Shqipe fëmijëve shqiptarë që jetojnë në Greqi.

Për Ramën termi Vorio Epir ka vdekur. E konsideroi absurd ndalimin e gazetarëve shqiptarë në kufirin grek. Kur mora pushtetin, tha Rama, Shqipëria nuk respektohej ndërsa situata në çdo fushë ishte problematike.

Kërkoi votën për një mandat të katërt në mënyrë që reforma në drejtësi të thellohet. Goditjet sipas Ramës nuk po i bën Amerika.

Klan News