Ky vlerësim maksimal që paraardhësi i tij por dhe rivali në garën për kreun e PS afro 2 dekada më parë dha në emisionin Opinion për Edi Ramën, nuk ka lidhje me asnjë pazar politik që lidhen me ëndrrën e kahershëm të Fatos Nanos për t’u bërë President.

“E di çmimin tim? Se normalisht i bie të jem edhe unë pjesë e këtij eksperimenti që të ka dalë me konkluzionin që të gjithë e kanë një çmim. Unë nuk kam asjnë çmim. Dhe po them me bindje jo të gjithë kanë çmim, politikanët nuk janë të gjithë njësoj”.

Edhe pse vetë Rama pati kontributin e tij në largimin e Fatos Nanos nga politika në 2005, pohon se marrëdhënia e tyre është përmirësuar ndjeshëm dhe këshillat e tij janë tepër të nevojshme kur ke një përgjegjësi të tillë si ajo e të qeverisurit të vendit.

Jam unë që kërkoj opinionet e tij, nuk është ai që ofrohet në rast se unë nuk ja kërkoj. Dhe e vërteta është që diferenca në këtë rast është se ai nuk e ka pasur një paraardhës me eksperiencën e duhur dhe talentet e duhura për të nxjerrë përfundime. Unë e kam, është një aset dhe është një fat dhe kënaqësi që në këtë detyrë të kesh mundësi të komunikosh me ata që e kanë pasur këtë detyrë përpara. Të gjithë ata që nuk kanë jetuar majën kujtojnë se në majë bëhet qejf, mbretërohet edhe çdo gjë shkon fjollë dhe jepen thjesht urdhra. Në majë je vetëm dhe erërat fryjnë nga të katër anët dhe kur duhet të marrësh vendime kyçe dhe të gjithë të tjerët rrotull nuk ekzistojnë. Jo se nuk duan, ata aty janë, por në fund je vetëm ti që do të marrësh vendim”.

I pyetur nëse do të shfaqë dhe ai si Lulzim Basha aftësitë si kuzhinier e familjar i mirë në këtë fushatë, nuk e kursen ironinë me këtë video që bashkëshortja e kryedemokratit postoi në fundjavë.

Tv Klan