Lavdrim Krashi, Briseida Gjoza dhe Bora Muzhaqi

Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës “Rruga drejt 25 prillit”, ka prezantuar 3 emigrantë të cilët do të kandidojnë per deputetë në listat e PS për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit. 

Lavdrim Krashi nga Dibra është një prej kandidatëve, i cili është punonjës publik në Londër.

Përveç Krashit, kandidatët e radhës që janë dy vajza emigrante Briseida Gjoza në Elbasan dhe Bora Muzhaqi në Tiranë.

Plani i PS për emigracionin ka për synim që ta kthejë Shqipërinë në destinacionin më të kërkuar turistik në rajon dhe të nxisë emigrantët shqiptarë të shohin nga Shqipëria si mundësi të re për të investuar në të ardhmen.

Kryeministri Rama ka deklaruar se largimi nga vendi nuk ndodh vetëm në Shqipëri por në shumë vende të ndryshme të botës.

Ndërkaq Rama ka theksuar se në vitet 2008-2013, kemi më shumë të largur se pas vitit 2014. Shqiptarët për bukë s’kanë vdekur që nga koha e Skënderbeut tha Rama.

Sipas tij pa emigracionin masiv, Shqipëria do të ishte një i vdekur klinik, shtrirë përtokë në mes të Europës.

Klan News