11 Maji duhet të jetë një përgjigje për Brukselin. Ky ishte refreni i Kryeministrit Edi Rama në Shkodër, teksa takoi të rinjtë e këtij qyteti.

Edi Rama thotë se me PS, mundësia për të hyrë në union bëhet reale, po ashtu përfitimet nga ky akt historik.

Sipas Kryeministrit, Partia Socialiste e meriton fitoren edhe për sprovën më të egër që ka realizuar, Reformën në Drejtësi.

Teksa pritet të prezantojë programin e partisë së tij, Edi Rama e quan një program picash dhe qoftesh atë të kundërshtarëve.

Më herët, kryesocialisti prezantoi skuadrën në Shkodër, nga ku dha një përgjigje për kritikuesit e kandidatëve.

Një mesazh e dha edhe për ata socialistë që kanë zgjedhur rrugën e pandershme.

Të enjtjen, PS do të prezantojë programin e partisë në Pallatin e Kongreseve, ku do të ketë një plan të detajuar për çdo sektor.

Klan News