Kryeministri Edi Rama ka njoftuar sot se Shqipëria ka siguruar dhe 50 mijë doza të tjera vaksinash nga AstraZeneCA.

Në një postim në mediat sociale, kreu i qeverisë bën me dije se marrëveshja është arritur sot.

LAJM I MIRË. Sapo kemi siguruar 50 mijë vaksina të tjera Astrazeneca jashtë marrëveshjeve të deritanishme“, shkruan Rama.

50 mijë vaksinat që pritet të vijnë nga AstraZeneca shtojnë sasinë e dozave që ka siguruar Shqipëria. Deri tani vendi ynë ka marrë vaksina nga Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac./tvklan.al