Kryeministri Edi Rama u ka kërkuar ndjesë mësuesve në të gjithë vendin për ato që ai i quajti “shfaqje të Kuvendit gjatë ditës së enjte”, të cilat sipas tij nuk ndihmojnë mësuesit në edukimin e qytetarëve të mirë.  

“Nuk besoj se është e tepërt që unë sot t’ju kërkoj ndjesë të gjithave ju dhe nga të gjithë mësuesit e Shqipërisë. Një ndjesë të thellë dhe të vërtetë, për faktin që unë dhe raca ime e politikanëve, sidomos e atyre që çdo të enjte zhvillojnë mësim në Kuvendin e Shqipërisë, nuk ju ndihmojmë aspak në kryerjen e misionit tuaj thelbësor që është jo vetëm të përgatisni njerëz të ditur, por të edukoni qytetarë të mirë. Dhe jo vetëm që nuk ju ndihmojmë aspak, por akoma më keq ju pengojmë çdo të enjte rregullisht, në kryerjen e misionit tuaj. Edhe ditët e tjera, patjetër, por sidomos të enjten. Shfaqja e të enjtes, rrëzon të gjitha fjalët që ne mund të themi gjatë javë në raport me kultivimin e virtyteve dhe dhuntive të mira. Sidoqoftë duke qenë në këtë detyrë unë kam edhe mundësinë e madhe që të ditët e tjera të laj me sa më shumë punë dhe kontribut, në mbështetjen tuaj dhe të të gjithë të tjerëve mëkatet e ditës së enjte”,

tha Rama.

Kryeministri Rama tha se qeveria e drejtuar prej tij nuk ka bërë pak për mësuesit, por nënvizoi se ka ende shumë të bërë.

Megjithatë jam shumë optimist për këtë rrugë, hap pas hapi, sepse e kemi shumë të qartë se çfarë duhet të bëjmë dhe si duhet ta bëjmë.

”/tvklan.al