Nuk ka vonuar ndjesa e Kryeministrit Edi Rama lidhur me përdorimin prej tij të fjalës autik gjatë takimeve të sotme elektorale.

Në një reagim në mediat sociale, ai thotë se kjo fjalë i ka dalë padashje.

“Të gabosh është njerëzore, ndërsa të mos kërkosh ndjesë nuk është burrërore. Krejt pa dashje sot kam cënuar fëmijët autik dhe kam lënduar prindërit e tyre duke folur për autizëm politik dhe më doli sot krejt padashje, por ja u desh të gaboja dhe pastaj të mësoja, prej vitesh është e papërshtatshme dhe në fakt me plot të drejtë. Ju kërkojë ndjesë dhe kam jo vetëm respekt, por edhe admirim për ta dhe për prindërit e fëmijëve me aftësi të veçanta që më ka shtyrë që të nxis dyfishimin e mbështetjes së tyre nga qeveria”, u shpreh Kryeministri Edi Rama.

Tv Klan