Rama kërkon sërish timonin: Do bëj shtet online



Rama kërkon sërish timonin: Do bëj shtet online

13:57 19/03/2021

Kryeministri: Kemi kursyer 300 vite pritje nga shërbimet online

Kërkesën për timonin që i dha fitoren në 2017-ën, kryeministri Edi Rama e rikthen 8 vite më pas, për të qenë në pushtet dhe për 4 vite të tjera.

“Unë një timon makine kam dhe e dua prapë”, tha Rama.

Premtimi i radhës për mandatin e tretë është zotimi i kryeministrit për ta kthyer Shqipërinë në një shtet online.

 “Do ketë një sistem që ka filluar, por do kompletohet në mandatin e tretë ku nuk ke më lidhje, gjithçka është online dhe jo vetëm për punonjësit e policisë, por dhe për çdo qytetar me timon, gjithçka do jetë online”, u shpreh Rama.

300 vite të kursyera falë shërbimeve të ofruara online, sipas kryeministrit Rama u realizuan vetëm kur nga pushteti u zhduk LSI.

 “Ishte faktikisht deri përpara sesa me ndihmën tuaj ne të hiqnim nga prehri atë gjënë, se gjë është, atë gjënë që sot është në fytin e Lulit që quhet LSI”, tha ai.

Një tjetër zotim i kryeministrit ishte dhe dixhitalizimi i procesit arsimor duke filluar nga viti i ardhshëm.

Klan News







Të ngjashme