Kryeministri Edi Rama në Shkodër u ka kërkuar qytetarëve ta mbështesin, pasi sipas tij nëse PS fiton dhe në këtë qytetar do të lajë borxhet e qeverive të shkuara.

Rama tha se në Shkodër u “ka ngleur sharra në gozhdë”, pasi qytetarët e këtij qyteti janë kthyer tifoz të Partisë Demokratike. Për të qytetarët që shkojnë pas PD-së si tifoz, janë të verbër dhe sipas tij thonë idiotësira se luftojnë me komunizmin.

Në Shkodër na ka ngecur sharra në gozhdë sepse këtu gozhga është një lloj gozhge që nuk ka sharrë që i bën derman. Prej 30 vjetësh është e ngulur në tru dhe ndryshket dhe e than trurin e njeriut të kthyer në tifoz pa lidhje të politikës e partive, në rastin konkret të PD, duke i dhënë besimimn pa kushte pavarësisht se hendeku i prapambetjes thellohet.

Shkodra vazhdon vehgjeton e mbetur në një stanjacion që duket si mallkim. Në fakt është automallkim që i bëhet nga tifozllëku, nga verbëria politike, nga idiotësia e komunizmi antikomunizmi që janë histori të së shkuadrës. Njëra palë mallkon, bërtet, ngre dy gishtat, bën rrëmujë. Por në aspektin e filozifisë qeverisëse pala që është antikomuniste dhe antifashiste është PS, në sensin antitotalitare dhe antidogmave“, tha Rama.

Akuza hodhi kundër Bashkisë Shkodër duke thënë se ka bllokuar projektet.

Nëse doni që të lajme borxhet që kemi, tonat dhe atyre janë jepni mbështetje. Për të ndihmuar Shkodrën ne kemi ardhur rrotull kufirit nga një bashki qorre, një bashki që po shkon qorrazi drejt së ardhmes“, tha Rama.

Më tej Rama tha se Bashkia Shkodër nuk mbledh plehrat dhe nuk ka bërë asnjë investim.

Nuk i prishet fare terezia asaj kryetares së bashkisë, në Shkodër nuk mblidhen plehrat. Është qyteti më i pistë. Është qyteti që ka më shumë gropa. Është qyteti që ka mbetur në vend dhe nuk shikon asnjë ndryshim“, shtoi kreu i PS.

Por Rama pati dhe një ndjesë për qytetarët shkodran, duke thënë se PS nuk ka qenë në lartësinë e duhur për të kandiduar më të mirët.

Ne këtu jemi të vetëdijshëm që nuk kemi qenë në lartësinë atyre shkodranëve që duan ta ndryshojnë Shkodrën. Ne nuk kemi pasur një ofertë që është e pakundërshtueshme. Por besoj se këtë herë kemi sjell këtu njerëzit e duhur për të bërë gjërat e duhura“, tha Rama./tvklan.al