Rama: Këtu do të më keni edhe për 5 vjet


Rama: Këtu do të më keni edhe për 5 vjet

19:39 29/09/2020

Rindërtimi nga tërmeti do të rrisë punësimin

Programi i rindërtimit ka dhënë dhe do të japë ndikim direkt në rimëkëmbjen ekonomike e në mënyrë të veçantë tek ulja e papunësisë. Kryeministri Rama, Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj dhe Ministrja e Financave, Anila Denaj e thanë këtë duke u mbështetur në të dhëna zyrtare.

Në konferencën për shtyp me fokus vetëm tek ekonomia, Rama tha se paketat mbështetëse për sipërmarrjet e prekura nga pandemia e kanë penguar ekonominë të shkojë drejt rrënimit. Por shpjegoi se nuk do të ketë paketë të tretë.

Programin e rimëkëmbjes ekonomike, të premtuar se do të publikohej në Qershor, thotë se ka vendosur ta publikojë javë pas jave. Por paketën e rimëkëmbjes me 5 pika, të propozuar nga opozita, e quan të turpshme.

Besimplotë për menaxhimin e duhur të pasojave të tërmetit dhe pandemisë, është i sigurt se do të fitojë një mandat tjetër.

Veç Bashës, shigjetoi edhe presidentin.

Kryeministri hodhi poshtë si abuzime mediatike lajmet për hapjen e kazinove në zona të caktuara në kryeqytet. Ndërsa përsa i takon amnistisë fiskale dhe legalizimit të kanabisin për përdorim farmaceutik, tha se qeveria po konsultohet me ndërkombëtarët.

Tv Klan





Të ngjashme