Kryeministri Edi Rama ka qenë i ftuar këtë të premte në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan.

Gazetari Arian Çani e pyeti kreun e qeverisë nëse kishte informacione në lidhje me protestën që u zhvillua para kryeministrisë kundër rritjes së çmimeve.

“Nuk kam ndjekur gjë sepse isha në Lujbjanë”, tha Rama, ndërsa shtoi se, “Protestat kanë qenë lajtmotiv që kanë shoqëruar rrugën time si kryeministër kështu që jam mësuar me protesta”.

Por kryeministri u vu edhe përpara memeve të përdorura në këtë protestë, të cilat i komentoi bashkë me Çanin./tvklan.al