Renditja e Ridvan Bodes ndër 3 emrat që qeveria ka propozuar për të qenë anëtarë të Bordit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë sipas kryeministrit ka qenë e bazuar mbi kritere profesioniste dhe jo politike.

Në përgjigjen që i kthen një qytetari në rubrikën “përgjigja ime”, kreu i qeverisë e quan propozimin për Boden një shërbim për vendin dhe ekuilibrin e politikës monetare.

Rama thotë se injoron çdo lloj debati tjetër që kundërshtarët politikë kërkojnë ta shfrytëzojë për interesa të momentit. Bashkë me emrin e ish-ministrit të Partisë Demokratike qeveria i dërgoi Kuvendit për miratim edhe dy propozime të tjera, atë të Suela Popës dhe Edlira Luçit.

Tv Klan