Raporti  i Agjencisë globale të vlerësimit financiar Standard & Poor’s për kryeministrin Edi Rama është konfirmim për ecurinë pozitive të zhvillimit ekonomik të vendit.

Në një postim në rrjetet sociale rendit 4 shtyllat mbi të cilat ishte mbështetur raporti vjetor ku thuhet se Shqipëria pritet të ketë një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe ka pak gjasa të pësojë ç’balancime fiskale ose të jashtme, gjatë tre a katër viteve të ardhshme.

Performanca fiskale e vendit është përmirësuar ndjeshëm në vitet e fundit, mbështetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe nga një kuadër fiskal i pёrmirёsuar.

S&P njeh përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar ekonominë informale, për të arritur statusin e kandidatit formal për pranimin në BE.

S&P parashikon që ecuria fiskale e Shqipërisë të mbetet pozitive deri në vitin 2021 .

Tv Klan