Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se transformimi i kompleksit të ri rajonal të DRSHTRR Korçë do t’u shërbejë 74 mijë drejtuesish mjetesh.

Kreu i qeverisë thotë se kjo është një tjetër vepër e ndërtuar nga themelet. Po ashtu, ai ka postuar disa pamje nga ndërtesa e re e DPSHTRR.

“Dhe me transformimin e kompleksit të ri rajonal të DRSHTRR Korçë, një tjetër vepër e ndërtuar nga themelet në shërbim të 74,000 drejtuesish mjetesh, ju uroj një javë të mbarë”, shkroi Rama./tvklan.al