Kryeministri Edi Rama mblodhi disa përfaqësues të bluzave të bardha ku vlerësoi sakrificat e mjekeve dhe po ashtu u shfaq i vetëdijshëm për pagat e tyre shumë larg shpërblimit që meritojnë.

Për kryeministrin dhe ministrin e Financave rritja e pagave në marsin e vitit 2017 është një hap drejt standardit europian, edhe pse, siç rrëfeu kreu i qeverisë, FMN ishte kundër kësaj rritje.

Kryeministri mendon se korrupsioni në shëndetësi më shumë në realitet është perceptim, dhe një nga perceptimet më të vështirë për tu ndryshuar, sipas tij.

Kryeministri rendit disa reforma ta ndërmarra në këtë sektor që edhe pse nuk mjaftojnë sipas tij është ndërhyrja më e madhe që mund të bëhej me buxhetin që qeveria e tij ka në dispozicion.

Kryeministri foli edhe për rendësinnë që kanë futja e partneritetit publik-privat në sistemin shëndetësor./ TV KLAN