Letra që kreu i shtetit i dërgonte Drejtorit të Burgjeve për informacion për situatën në këto institucione, Kryeministri deklaron se nuk është e rastësishme. Në parlament, kreu i qeverisë akuzon njerëz të lidhur me ata që ai i cilëson si katërshja që nuk do zgjedhjet dhe Reformën në Drejtësi, Ilir Meta, Sali Berisha, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi, se po kërkojnë të krijojnë revolta brenda burgjeve.

Fjalimin e tij në parlament e nisi me vargjet e Mosmarrëveshjes së Kadaresë, që sipas tij i shkojnë përshtat aksionit të opozitës së sotme, që sipas tij, nuk e do drejtësinë dhe po e pengon atë për të zgjatur fundin e tyre të pashmangshëm.

Përgjimet e publikuara nga Bild thotë se janë biseda normale në fushatë elektorale dhe po nxirren nga konteksti. Sipas tij është e qartë që janë bërë për llogari të Partisë Demokratike. Ai përsërit se do të nisë procesin gjyqësor në Gjermani kundër gazetarit të Bild.

Dhunuesit e KZAZ-ve thotë se kanë të ngjashmit e tyre në Afganistan. Gjithsesi ai u kujton se zgjedhjet do të bëhen dhe askush që nuk do të përballet me drejtësinë dhe të dënohet sipas përcaktimeve të reja të parashikuara në Kodin Penal, të mos guxoi të prekë zgjedhësit dhe zgjedhjet.

Opozitës së re i kërkon që të votojnë sëbashku ndryshimet në Kodin Penal, për të vazhduar të bashkojnë votat për Reformën Zgjedhore. Në emër të deputetëve opozitarë iu përgjigj Rudina Hajdari, e cila e akuzon Kryeministrin se po i hedh benzinë zjarrit me arrogancën e tij, por ka mesazh dhe për Ilir Metën.

Tv Klan