Kryeministri Edi Rama kritik vendeve anëtare pasi sipas tij po i i shmangen përgjegjësisë për afganët

Kryeministri Edi Rama është treguar i ashpër me vendet anëtare të NATO-s sa i përket çështjes së afganëve. Në një analizë të gjatë kreu i qeverisë shqiptare shprehet:

 “Ka vetëm një gjë për të bërë tani: të veprojmë së bashku për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur. Ne duhet të mbrojmë vlerat e Aleancës. Kjo do të thotë të mos i kthejmë shpinën njerëzve, jeta e të cilëve tani është në rrezik sepse besuan te ne”.

Përgjegjësia për t’i shpëtuar këta njerëz për kreun e qeverisë është e vendeve anëtare. Në këto kushte shkruan ai, nuk mund të tërhiqemi si entitet pa shtyllë kurrizore.

Ne nuk mund të tërhiqemi si hije, krahas idealeve, parimeve dhe premtimit të lirisë dhe demokracisë që kemi bërë gjatë dy dekadave. Aleanca ushtarake më e fuqishme në botë, nuk mund të bëhet një entitet pa shtyllë kurrizore në sytë e popullit afgan dhe miliona njerëzve në vende të tjera që dëshirojnë të jetojnë në një shoqëri të lirë, të drejtë dhe demokratike”.

Një braktisje e popullit afgan, për kryeministrin shqiptar është mohim i ushtarëve të shumë kombeve që humbën jetën në atë luftë.

Klan News