Kryeministri Edi Rama në një dalje live në Facebook, duke iu drejtuar qytetarëve tha se as atij nuk i pëlqejnë këto masa drastike që janë marrë, por i ka cilësuar si e vetmja mënyrë për ta luftuar koronavirusin.

“Nuk kemi rrugë tjetër vetëm se tu shpëtojmë jetën familjarëve tonë. Ju kërkoni tu them përralla që çdo gjë do shkojë mirë? Apo doni që ta shkri arkën e shtetit për një muaj dhe pastaj të biem në një gropë? Apo të bëj sikur nuk ju lexoj edhe nuk ju kuptoj? Në këtë kohë që më ra taksirati të jem unë në rolin e babait të rreptë…”.

Rama thotë se ky shtet nuk mund të garantojë vazhdimin normal të jetës por të garantojë jetën.  

Kreu i qeverisë ka theksuar edhe një herë se shifrat që për fat të mirë nuk janë alarmante, vijnë si pasojë e këtyre masave të marr.

Nga uria shqiptarët nuk kanë vdekur kurrë sepse kanë mbajtur njëri-tjetrin edhe në kohërat e errëta”, thotë Rama.

Në këtë video Rama u është drejtuar të gjithë atyre që kanë kritikuar nismat e qeverisë, duke i kujtuar atij se një pako nga qeveria nuk u vjen në ndihmë të varfërve, apo se ka shumë persona që nuk kanë të ardhura dhe kërkojnë ndihmë ekonomike pasi kanë punuar në të zezë dhe se nuk munden të përfitojnë nga ndihmat që qeveria ka vënë në dispozicion.

Rama thotë se do ndihmohen të gjithë ata që janë në shtëpi se u është mbyllur biznesi i vogël dhe kjo do të ndodhë në javën e parë të prillit, e kështu edhe të gjitha shtresat që u është premtuar.

Tani si e keni hallin ju që keni internet dhe që ankoheni për ta se do vdesin për bukë? Ju thash që në prill do japim 20 mijë euro plus për pensionistët? Ma thoni si e keni hallin? E di që nuk janë shumë lekë, por në cilën luftë të njerëzimit keni parë që derdhet leku lumë dhe nuk luftohet vetëm për ekzistencë?! Ju thash që ndihma jonë nuk përfundon me kaq, por nuk e shkundim dot arkën e shtetit sepse nuk e dimë sa zgjat kjo”, u shpreh Rama.

Ai tha se nëse do të vazhdojmë kështu, do ta kalojmë më shpejt dhe me më pak humbje këtë luftë, ndryshe “do bëhemi gazi i planetit”, u shpreh Rama. / tvklan.al