Kreu i qeverisë Edi Rama ka nuk i ka kursyer kritikat për Policinë e Shtetit, lidhur me lejimin e ndërtimeve pa leje. Teksa ka prezantuar ndryshimet e reja ligjore që ashpërsohen dënimet për ndërtime pa leje, Rama iu drejtuar drejtorit të Policisë së Shkodrës.

Si rast për abuzimin me ndërtime, Kryeministri mori shembull Velipojën duke thënë se është abuzuar duke u lejuar ndërtime mbi rërë.

Nuk e di çfarë përgjigje ka drejtori i Shkodrës për Velipojën. Mjafton të shohim Velipojën për të kuptuar këto që po them unë. Pastaj çfarë morali ka që t’i shkohet një fshatari, kur dikush ka ngrënë mijëra metra rërë në det. Nuk duhet toleruar asnjë milimetër“, tha Rama.

Por për kreun e qeverisë nuk është problem për ndërtimet pa leje vetëm Velipoja, por e gjithë vija bregdetare në Shqipëri. Ai tregoi dhe një rast kur ka ndërhyrë ai personalisht për heqjen masive të gurëve në detin e Sarandës./tvklan.al