Kryeministri Edi Rama ka kujtuar sot largimin e parakohshëm nga jeta të deputetit të Partisë Socialiste, Bashkim Fino. Rama tha se Fino tregoi që ishte një njeri i rrallë, që meritoi ditën e zisë kombëtare dhe që fitoi dhe respektin e kundërshtarëve.

Për ndalimin e fushatës që bëri PD, Rama pati një falenderim, por shtoi se opozita çdo ditë duhet të bëjë të njëjtën gjë dhe të respektojë rregullat e pandemisë gjatë fushatës.

Një humbje e madhe për ne, për familjen ton socialiste. Një njeri të rrallë që meritoi dje atë ditë zie dhe respektin e kundërshtarëve dhe meritojnë një falënderim. Por do të ishte mirë që të kishin ndjeshmëri çdo ditë, në kushtet kur bota po përballet çdo ditë me një luftë botërore.

Ajo që na takon më shumë është të bëjmë atë që na takon, të mos shkelim ligjin, mos t ë shkelim rregullat, mos të shkelim kufirin etik të njerëzores për politik dhe vota, duke i vënë njerëzit në rrezik, duke krijuar vatra infektimi, përmes veprimeve të papërgjegjshme. Në fund të ditës të tregojmë që politika nuk është çështje programesh, por çështje karakteri. Ata nuk e kanë karakterin. Ata po japin shembullin më të keq të mundshëm për të gjithë të tjerët, duke thënë shembullin më absurd. Ne që marrim përsipër të përfaqësojmë të tjerët është të japim një shembull të mirë tek gjërat e thjeshta. Ne shqiptarët e kemi humbur trenin e historisë nuk kuptojmë vlerën e gjerave të vogla“, u shpreh Rama gjatë një takimi elektoral me kandidatët e PS për qarkun e Lezhës./tvklan.al