Në vazhdën e takimeve “Bashkia që duam”, kryeministri, Edi Rama ishte këtë të premte në qytetin e Kukësit.  Gjatë fjalës së tij, kreu i qeverisë i kërkoi qytetarëve kuksianë që ti japin votën kandidatit të Partisë Socialiste, Safet Gjici.

“Ka ardhur koha që bashkinë të na e jepni ne, si detyrë për të bërë për Kukësin shumë gjëra që duhet të ishin bërë me kohë dhe për të dalë nga një situatë qesharake. Duhen 4 muaj kohë leje për të marrë leje për spitalin. Kemi vendosur një fond për të kompletuar spitalin dhe na u desh 4 muaj për të marrë lejen e ndërtimit, nuk e kam kuptuar akoma arsyen se pse duhej gjithë kjo kohë për spitalin. Ndërkohë që sot në spital ka shumë shërbime që më parë nuk mendohej”.

Kryeministri iu rikthye gjithashtu dhe tarifës së “Rrugës së Kombit” , ku tha se ishte një gabim i madh nga ana e qeverisë.

“Ne ishim gabim dhe ju kishit të drejtë. Deri dje Kukësi dhe e gjithë Shqipëria kishin një qeveri që gabonte shumë, mendonte pak dhe nuk reflektonte kurrë. Ne jemi qeveri që gabon herë pas herë, mendon shumë dhe reflekton sa herë gabon. Edhe gabime si ai i tarifës që nuk ishte i vogël sepse shqetësoi një komunitet të tërë. Ne jemi të vetëdijshëm që gabojmë

“, tha Rama./tvklan.al