Kryeministri parashikon humbjen e opozitës në zgjedhjet parlamentare

Kryeministri Rama deklaroi votën kundër rritjes së pagave të deputetëve dhe ministrave duke i ftuar ata që të presin deri në mesin e vitit të ardhshëm kur kjo të ndodhë për të gjithë nëpunësit e administratës shtetërore.

Rama deklaron se deri në muajin Prill të vitit 2024 paga mesatare në administratën e tij do të shkojë në 900 Euro ndërsa rroga minimale brenda mandatit të kësaj qeverie shkon në 45 mijë lekë të reja.

Ai e konsideroi lajthitje vendimin për t’u dhënë prokurorëve paga më të larta se ajo që merr Presidenti. Kryeministri paralajmëroi se me ardhjen e verës do të rihapet diskutimi për vendosjen e fashës orare në pagesën e energjisë elektrike.

Duke iu referuar rezultatit të zgjedhjeve lokale të 14 Majit, Rama parashikoi humbjen e opozitës edhe në zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Klan News