Rama: S’do lejohet të dalë nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral – TV KLAN

Rama: S’do lejohet të dalë nga vendi 5-10 vite kush kryen krim elektoral

“Ndryshimet do të kalojë të enjten në kodin elektoral”

Bllokimin dhe djegien e KZAZ-ve nga mbështetësit e opozitës, Kryeministri i shikon si incidente që do të tejkalohen. Ai ripërsërit se asgjë dhe asnjë nuk do të mund të ndryshojë vendimin për të shkuar në zgjedhje në 30 Qershor.

Rama ju kujton të gjithë atyre që janë përfshirë në këto skenare të opozitës, se të enjten në parlament do të miratohen ndryshimet në kodin penal ku shtrëngohen masat për veprën penale të krimit elektoral, deri në moslejimin e daljes jashtë vendit.

“Do të kalojmë Kodin Penal nesër. 5 deri në 10 vjet do të ndalojmë daljen nga shteti të atyre që dënohen për krime elektorale. Me Kod Penal, nesër. Plus që jemi në kontakte dhe jam i bindur që jo vetëm SHBA, që e ka të prerë që s’ka për të shkelur njeri nga këta në SHBA, por edhe në BE i kemi të gjitha indikacionet e qarta që do të vendosen në listat e zeza dhe le të shkojnë e të japin lirinë e tyre, të ardhmen e fëmijëve të tyre, për Lulin e për Fallxhoren e për këtë, Spahiun. 5 deri në 10 vjet do ta vëmë në Kodin Penal mbasi dënohesh, del nga burgu, nuk shkon jashtë shtetit 5-10 vjet, në varësi nga merret pasaporta dhe rri këtu. Kjo është skandal. Kushdo që të jetë, bën blerje votash e dreq e shejtan, le të dënohet dhe të rrijë edhe 10 vjet pa dalë jashtë shteti. Le të jetë ça të dojë. Kjo vlen për ne, për ata dhe për të gjithë. Kush luan me zgjedhjet. Ne s’kemi nevojë, sa të kemi popullin me vete, kur se ke popullin le të fitojnë ata.”

Së bashku me kryebashkiakun Veliaj në bashkëbisedim me banorë të njësisë nr. 6 në kryeqytet, ironizojnë kryebashkiaken e Shkodrës.

Rama komentoi dhe publikimin e përgjimeve të dosjes 184 dhe thirrjen e Lulzim Bashës në prokurori për çështjen e lobimit.

Për të treguar mungesën e vizionit nga ana e partisë demokratike që sipas tij gjithmonë zgjedh dhunën jo garën elektorale, sjell si shembull motot e aksioneve opozitare kur socialistet kanë qenë në pushtet.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesorePolitikaTë gjithaVideo
1 Koment
  • King
    19 Qershor 2019 at 12:58
    Përgjigju

    Po per ty a foksionon ky ligj qe ti ke ba krim elektoral ,me blerjen e votes

  • Përgjigju

    *

    *