Kryeministri Edi Rama deklaroi nga Shkodra se të enjten Partia Socialiste do të prezantojë programin Shqipëria 20230.

“Nesër ne kemi shpalosjen e Shqipërisë 2030, bashkë me të gjithë grupin e deputetëve”, u shpreh Edi Rama.  

Kandidatët e opozitës në Shkodër, i konsideroi “njerëz kot”.

“Janë kthy prapë te ca personazhe, unë nuk e kuptoj dot mo, si mund të instistohet tek i njëjti budallik. Është habi shumë e madhe. Për ca personazhe që të vjen zor ti përmendësh edhe emrin që i kanë vënë atje në listën e kënetës”, tha kreu i qeverisë.

Kërkoi sërish një fitore me shumicë absolute deputetësh për të garantuar integrimin në vitin 2030.

“Në 11 Maj, në momentin që ka një luhatje dhe luhatjen unë nuk e shoh si një kalim i shumicës nga një anë në tjetrën se kjo ndodh. Por, ka një luhatje në aspektin se çfarë shumice del. Del një shumicë si kjo që kemi, del një shumicë edhe më e vogël se kjo, pavarësisht se, pra del 71, del 74, pra çfarë del? Apo del një shumicë që i thotë Brukselit dhe i thotë të 27 vendeve ne populli shqiptar duam urgjent të hyjmë në Bashkimin Europian dhe prandaj e mbështesim këtë forcë politike, pavarësisht se nuk jemi të gjithë me këtë forcë politike”, tha Rama.    

Paralajmëroi socialistët që bëjnë punë jo të ndershme pas krahëve të tij.

“Kush devijon nga puna për qëllime të përbashkëta dhe e përdor fuqinë që i jep populli përmes Partisë Socialiste për të bërë punë jo të ndershme pas shpinës tonë të shkojë atje ku ka vendin”, tha kryesocialisti.

U dha një mesazh votuesve për ‘partitë e reja’.

“Më erdhi për të qesh kur pashë që këto të rejat që janë nja 17 personazhe që i prekte dekriminalizimi. Puna e tyre xhanëm, të bëjnë ç’të duan. Të hanë kokat me njëri tjetrin nga ajo anë”, tha Rama.

Kryeministri kritikoi ata që e bullizuan neomalësoren e para në listen e mbyllur të socialistëve për deputete në Shkodër.

Klan News