Edi Rama mblodhi 61 kandidatet socialistë për kryetar bashkie dhe ju tha se duhet të nisin fushatën për zgjedhjet e 30 Qershorit, datë që sipas tij nuk preket. Më e rëndësishme se pjesëmarrja për Edi Ramën është mbarëvajtja e tyre.

Për ata që guxojnë të prekin ligjin duke penguar zgjedhësit të votojnë lajmëron se do të përfshihen në listën e zezë të BE dhe SHBA.

Për Edi Ramën zgjedhjet e 30 Qershorit janë të rëndësishme për politikën shqiptare për të kuptuar se nuk ka më marrëveshje që mund të shkelin dhe mbi Kushtetutën.

Tregon përse nuk funksioni marrëveshja e plotë 2 viteve më parë.

Dhe diversionin për të treguar se PD vazhdon ta drejtojë Sali Berisha e përsëriti disa herë në fjalën e tij.

Edi Rama mendon se socialistet kanë qenë gjithmonë ata që në politikën shqiptare i kanë hapur rrugën kundërshtarëve të tyre demokratë madje edhe me kosto të larta për ta.

Po aq sa zgjati pjesa e hapur për mediat zgjati dhe pjesa e mbyllur e takimit ku Rama i porositi kandidatet të ruajnë qetësinë në fushatë të mos provokohen.

Tv Klan