Kryeministri Edi Rama paralajmëron qytetarët të cilët nuk respektojnë vendimin e qeverisë për ndalimin e qarkullimit të automjeteve.

Në një postim në rrjetet sociale, Kryeministri shkruan se kushdo që qarkullon me makinë dhe nuk ka asnjë autorizim, do t’i hiqet patenta për 3 vite dhe do t’i sekuestrohet automjeti.

“Lëvizjet e paautorizuara me automjet të kujtdo që nuk ka një arsye pune, sipas kategorive të funksioneve shtetërore apo shërbimeve private të autorizuara, do të dënohen me heqje të patentës 3 vjet dhe sekuestrim të automjetit”.

Kreu i qeverisë bën me dije se nga dita dita e dielë në orën 06:00 të mëngjesit, lokalet do të mbyllen në të gjithë Shqipërinë, duke zgjeruar kështu hartën e zonave të blinduara.

“Nga nesër në 06.00 të mëngjesit lokalet dhe mjediset e tjera të mbyllura fillimisht në qarqet TR/DR dhe sot në qarqet Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier dhe Vlorë, do të mbyllen në të gjithë Shqipërinë”.

Kryeministri u bën thirrje edhe kompanive prodhuesve që të përmbushin standardet e sigurisë në ambientet e punës si dhe të sigurojnë transportin e punonjësve.

“Të gjitha kompanitë duhet të sigurojnë standardet e sigurisë kundër përhapjes së epidemisë në mjediset e tyre të punës. Në të kundërt do të përballen me sanksione të rënda. Të gjitha kompanitë prodhuese duhet të sigurojnë autobusët e transportit të punonjësve dhe akreditimin e tyre (si edhe akreditimin e automjeteve private të personelit) në adresën: [email protected] ”. /tvklan.al