Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për fermerët, të cilët do të përfitojnë subvencione.

Sipas Kryeministrit, nga rishikimi që i është bërë buxhetit të shtetit, do të alokohen 400 milionë Lekë më shumë për fermerët që kanë aplikuar për fondet e Skemës Kombëtare.

Sipas Ramës, 95% e fermerëve që kanë aplikuar për subvencion në portalin e-albania do të përfitojnë. Një tjetër lajm i mirë për fermerët është edhe vaksinimi falas për bagëtitë e prekura nga sëmundja e brucelozës.

Në kuadër të këtyre ndihmave, Rama pohon se 400 veterinerë të rinj do të punësohen në Shërbimin Veterinar, pjesë e riorganizimit të ri në këtë shërbim të rëndësishëm lidhur me sigurinë ushqimore. /tvklan.al