Kryeministri Edi Rama tha të martën se për pak ditë do të në të dy krahët 7 ura spektakolare në Rrugën e Kombit.

Edhe pak… punë ditësh dhe 7 “gjysmagjelat” me një krah e me një këmbë, në Rrugën e Kombit, ku vargu i makinave mblidhej për vite si në grykën e shishes dhe aksidentet ishin të vazhdueshme, do të jenë 7 ura spektakolare të hapura në të dy krahët për qarkullimin”, shkroi Rama në një postim në rrjetet sociale.

Që prej hapjes së Rrugës së Kombit një dekadë më parë, urat e papërfunduara ishin kthyer në burim trafiku në aksin rrugor që lidh Kosovën me Shqipërinë, veçanërisht gjatë sezonit të verës kur pushuesit nga Kosova udhëtojnë drejt bregdetit shqiptar.

/tvklan.al