“Burg kush shkel masat e qeverisë”

I mërzitur nga pamjet që ofroi gjatë paradites së të shtunës tregu i Kombinatit, duke i cilësuar ato të patolerueshme, Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar  burg për këdo duke nisur nga e hëna që nuk respekton masat e vendosura në kuadër të pandemisë së koronavirusit.

Krahas penaliteteve që do t’u kushtojnë deri heqjen e lirisë të pabindurve, Kryeministri tha se java që vjen do të sjellë lehtësime të masave shtrënguese. Dyqanet jashtë qendrave tregtare do të përfitojnë nga këto lehtësime, që do të shoqërohen me masa tejet të rrepta. Lehtësim në lëvizje do të ketë edhe për automjetet.

Rama paralajmëroi se do të aplikohen gjoba edhe për ceremonitë funerale të ndaluara në mbarë botën, që prej shfaqjes së pandemisë së koronavirusit.

Situata e shkaktuar në tregun e Kombinatit ka vënë në lëvizje pushtetin lokal, ku Kryebashkiaku Veliaj së bashku me Ministren e Mbrojtjes inspektuan këtë zonë, ku duke nisur nga e hëna paralajmëruan se do të ketë vetëm një hyrje në këtë markatë, do të largohen të gjithë shitësit ambulantë.

Ndërsa Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu tha se do të vendoset një kordon sanitar nga forcat e ushtrisë dhe Policisë Bashkiake dhe sinjalistikë 2 metër larg njëri-tjetrit.

Tv Klan