Kryeministri Edi Rama nga Lezha, gjatë një takimi elektoral ku prezantoi kandidatët për deputetë të PS në këtë qark ka sulmuar opozitën. Rama ka komentuar deklaratat e Lulzim Bashës, i cili në spotet e fushatës kujton liberalizimin e vizave dhe futjen e Shqipërisë në NATO.

Kreu i qeverisë tha se nuk ka qenë PD që ka futur Shqipërinë në NATO dhe që ka liberalizuar vizat, por që ka qenë një proces i gjatë i shtrirë në kohë.

U ka ngelur kënga që liberalizuar vizat dhe futën Shqipërinë në NATO, por nuk është kështu. Këto ishin një proces shumë i gjatë, dhe këta bënë një pjesë të punës. E vetmja gjë që mund të thuhet që e kanë bërë është Rruga e Kombit, por dhe atë e lanë rrugëve.

Më tregoni një shkollë, një spital që bënë këta. Ne mund t’iu tregojmë me qindra. Janë gjëra bazike që mos t;iu shkojë në mendje që rindërtimi do të vijojë me këto ritme nëse ata kthehen në detyrë. Mos t’u shkojë mendja që vaksinimi do të vijojë si tani nëse ata vijnë ata në pushtet“, tha Rama.

Më tej ai kërkoi votat e qytetarëve dhe tha se nëse votojnë PD dhe opozitën do të mbesin shumë gjëra në mes./tvklan.al